Pranga kumarxhinjve në Fier, policia i gjen edhe kanabis

Tre persona janë arrestuar nga policia pas goditjes së një rasti të ushtrimit të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit në Fier.


Në pranga është vënë R. B., 41 vjeç pronari i një lokali në Levan të cilin e kishte përshtatur për këtë aktivitet të paligjshëm dhe dy persona të tjerë, konkretisht D. B., 40 vjeç dhe J. B., 43 vjeç.

Gjatë operacionit të policisë janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 aparate celulare, 2DVR, një shumë parash dhe një sasi e vogël me lëndë narkotike cannabis sativa. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

Goditet një tjetër rast i ushtrimit të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit.

Kishte përshtatur lokalin e tij, për organizimin e lotarive të palejuara, vihet në pranga pronari i lokalit (Inspektor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Fier), i cili shpërdoronte detyrën duke fshehur të ardhurat nga aktiviteti në subjektin e tij.

Arrestohen në flagrancë dhe 2 shtetas të tjerë që ushtronin veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit, në ambientet e lokalit.

Sekuestrohen 3 aparate celulare, 2DVR, një sasi parash dhe një sasi e vogël me lëndë narkotike cannabis sativa.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e organizimit të paligjshëm të lojrave të fatit, në kuadër të operacionit “Fati i lojërave”, u godit një tjetër rast i ushtrimit të kësaj veprimtarie të paligjshme.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:

R. B., 41 vjeç, banues në Levan (i punësuar pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Fier), për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shpërdorimi i detyrës”;

D. B., 40 vjeç dhe J. B., 43 vjeç, banues në Levan, Fier, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Levan, në lokalin e shtetasit R. B., i cili ushtronte aktivitetin në subjektin (lokalin) e paregjistruar në organet përkatëse, këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke organizuar dhe ushtruar në bashkëpunim, aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 aparate celulare, 2DVR, një shumë parash dhe një sasi e vogël me lëndë narkotike cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme