Pranga në Durrës pronarit të një lokali nate në Prishtinë

Në kuadër të operacionit ‘Sundimi i ligjit’, policia në Durrës ka vënë në pranga një 47-vjeçar, i cili akuzohet në Kosovë për trafikim personash.

Sipas policisë, i arrestuari Dod Rica është pronar i një lokali nate në Prishtinë dhe është arrestuar me qëllim ekstradimin në Kosovë.

 ‘I akuzuar në Kosovë, për trafikim personash, vihet në pranga në lagjen nr.13, me qëllim ekstradimin, 47-vjeçari, pronar i një lokali nate, në Prishtinë.
Në kuadër të megaoperacionit ‘Sundimi i ligjit’, si dhe si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore dhe të shkëmbyera ndërmjet Interpol Tiranës dhe agjencive ligjzbatuese në Kosovë, Forca e Posaçme Operacionale dhe Seksioni kundër Trafiqeve, të DVP Durrës, kapën në lagjen nr.13 dhe vunë në pranga, me qëllim ekstradimin në Kosovë, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar D. R., 47 vjeç, i lindur në Mirditë.

Gjykata Themelore e Prishtinës i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë ‘Arrest në burg’, për veprën penale ‘Trafikim personash’.

Interpol Tirana po bashkëpunon me agjencitë ligjzbatuese në Kosovë, për të finalizuar ekstradimin e shtetasit D. R.’, njofton policia.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme