Pranoi ryshfet për një objekt pa leje, arrestohet ish-punonjësi i IMT së Elbasanit! Akuzat me të cilat po përballet

Një ish-punonjës i IMT-së së Elbasanit, është arrestuar pasi ka qenë i shpallur në kërkim nga SPAK, lidhur me pranimin e një ryshfeti për një objekt të ndërtuar pa leje.


Në pranga ka rënë shtetasi G.B., 51 vjeç, banues në Elbasan.

Përgjatë kohës kur ai ka qenë punonjës i IMT-së, në muajin prill të këtij viti, ai nuk ka kryer detyrat funksionale për një objekt të ndërtuar pa leje dhe ka marrë para.

51 vjeçari akuzohet nga SPAK-u për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Prokuroria e Posaçme ka urdhëruar ndalimin e tij me vendim të datës 29 maj 2024, por sot u arrestua.

Sakaq, materialet proceduriale i kaluar Prokurorisë së Elbasanit dhe SPAK-ut për veprime të mëtejshme.

NJOFTIM

Ndalohet një 50-vjeçar i shpallur në kërkim për korrupsion dhe shpërdorim të detyrës.

Specialistët e këtij Seksioni kanë ndaluar shtetasin në kërkim G. B., 51 vjeç, banues në Elbasan, pasi Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar Tiranë, me vendimin e datës 29.05.2024, ka urdhëruar ndalimin e tij, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës. 51-vjeçari, në muajin prill 2024, gjatë kohës që mbante detyrën punonjës i IMT Elbasan, nuk ka kryer detyrat funksionale për një objekt të ndërtuar pa leje dhe ka marrë rryshfet.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Elbasanit dhe SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme