Pranvera në Koretin të Kamenicës, komentohet edhe nga gjiganti Microsoft

Fotografia është teknika e regjistrimit dhe gjenerimit të imazheve permanente, ndërsa aparati fotografik është mjeti që formon një imazh, duke e transferuar atë në një film fotografik ose në një kartë memorieje, e që këto të dyja bashkë i ka përdorur me mjeshtëri fotografi kosovar, Arian Mavriqi, duke realizuar foto që po marrin vëmendje jo vetëm në Kosovë, por edhe në botë, shkruan albinfo.ch.

Mavriqi ka ndarë me ndjekësit e tij në Facebook disa fotografi të realizuar në fshatin Koretinë, në komunën e Kamenicës, ku njëra prej tyre ngjason shumë me fotografinë e famshme të Windows XP.

Kjo fotografi ka gjetur shtrirje të madhe të shpërndarjes se saj, aq sa është komentuar edhe nga vetë Windows XP. Gjiganti Microsoft ka komentuar foton e Arian Mavriqi në Twitter, duke marrë vëmendje për pamjen dhe mjeshtërinë e fotografisë të ngjashme sikurse të Windows.

“A ka mjes ma i mirë se ky? Kur zgjohesh dhe sheh se #Microsoft ka komentuar në fotografinë që e kam realizuar unë! Epo padyshim se jo ?.Vazhdojmë punojmë…”, ka shkruar Mavriqi. /Albinfo.ch

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme