“Prej 5 vitesh nuk është kapur asnjë kg drogë”, Berisha: Te Porti i Durrësit janë shkarkuar me vinç tre kontejnerë me euro

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar se nga Porti i Durrësit, para një muaji janë shkarkuar tre kontejnerë me euro.

Sipas Berishës, kontejnerët janë shkarkuar në Shkozet dhe më pas kamioni është rikthyer për kontroll në skaner.

Në komunikim me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, Berisha tha se prej 5 vitesh ne Portin e Durrësit nuk është kapur asnjë kilogramë droge.

“Imagjinoni vetëm një moment, ka një vend në Evropë në portet e të cilit nuk kapet më asnjë kilogram drogë. Pse? Sepse portet u janë dorëzuar karteleve. Ato i menaxhojnë dhe flitet rëndom se kryeministri merr për portin e Durrësit nga karteli i drogës 300 milionë euro në vit taksë.

Nuk e di, s’mund të them, po ajo që di me siguri, është kjo, se nuk është kapur prej 5 vitesh asnjë kilogram drogë. Se ka ndodhur gjatë kësaj periudhe që kontejneri ka kaluar pa, jashtë skanerit, ka ardhur në Shkozet, është shkarkuar dhe pasi është shkarkuar, është rikthyer për t’u kontrolluar.

Ka ndodhur, dhe ka ndodhur para një muaji shkarkimi i tre kontejnerëve plot euro, me vinç. Këto kanë ndodhur. Kështu që në këtë aspekt, Shqipëria është një rrezik i madh. Por përveç kësaj, krimi i organizuar shqiptar është një problem madhor për Shqipërinë, për Bashkimin Evropian dhe NATO-n”, tha Sali Berisha.

The post “Prej 5 vitesh nuk është kapur asnjë kg drogë”, Berisha: Te Porti i Durrësit janë shkarkuar me vinç tre kontejnerë me euro appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme