Që nga nesër prefiksi +381 në Kosovë do të jetë jashtë përdorimit.
Në vend të tij duhet të përdoret prefiksi i ri +383.
“Ju informojmë se nga 24 mars, prefiksi +381 i telefonisë fikse do të jetë i pamundur. Tani duhet të përdoret kodi +383. Ju lutem t’i njoftoni partnerët dhe miqtë tuaj”, është mesazhi që ka ardhur në celular nga operatori vala.
Në përputhje me marrëveshjen e Brukselit, sipas të cilës, Kosova pajiset me prefiksin +383 dhe nxjerr jashtë përdorimit prefikset +377, +386 dhe +381.