Mes viktimave të sulmit terrorist në Barcelonë, ishte dhe djali 3-vjeçar i Javier Martinez, Xavi.
Në atë kohë, Xavi dhe prindërit e tij ishin në Barcelonë për të vizituar familjen. Ai ishte viktima me moshën më të sulmit në Las Ramblas që la 15 të vdekur.
Xhaxhai i tij i madh, Francisco Lopez Rodriguez, gjithashtu vdiq pasi u godit nga furgoni i terrorit.
Sakaq, BBC ka postuar një video të Martinez duke përqafuar imamin vendas, Driss Salym në Ruby të Barcelonës.
Në pamjet që prekin thellë në zemër, si Martinez edhe Salym shpërthejnë në lot.
Sipas faqes lokale El Periodico, Martinez mbajti një fjalim emocional duke falenderuar shërbimet emergjente që ndihmuan viktimat e sulmit.
Ai tha: “Faleminderit të gjithëve, dëshiroj të shoh se Rambla është përplot përsëri. Nuk ka vend për frikë as mllef”.
Martinez shtoi se nuk donte që djali i tij të vdiste kot dhe tha: “Duhet të përqafoj një musliman, këta njerëz nuk duhet të kenë frikë.
https://twitter.com/BBCWorld/status/901423629866590208/video/1