Presidenca franceze ka zyrtarizuar takimin e Emmanuel Macron me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Në faqen zyrtare në Facebook, zyra e Elysee ka publikuar axhendën e presidentit Macron, ku në datën 15 maj është parashikuar edhe takimi me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Takimi i kryeministrit Rama me presidentin Macron vjen vetëm pak ditë përpara se Këshilli i Europës të japë qëndrimin e tij për hapjen e negociatave me Shqipërinë.
Rama në një intervistë televizive tha se ai do ta bind Markon që të japvotën pro për Shqipërinë, për të hapur negociatat me Bashkimin Europian, shkruan Lapsi.