Presidenca i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili tha në Kongresin e PS-së se “Ky vend nuk është peng i atyre që shfaqen në televizor sikur janë ata dhe pas atyre nuk ka asgjë tjetër”, duke iu referuar deklaratave të Metës.
Sipas zëdhënësit të Metës, Tedi Blushi, “Gruan e Bilalit e shqetëson me të drejtë fjala Besëlidhje!”
Gruan e Bilalit e shqetëson me të drejtë fjala Besëlidhje!
Gruaja e Bilalit e ka ndërtuar gjithë karrierën e vet vetëm mbi Pabesi! Pabesi ndaj babait dhe familjes! Pabësi ndaj shokëve dhe shoqeve! Pabesi ndaj demokracisë dhe Kushtetutës!
Duke kaluar dhe vijën e kuqe, atë të Pabesisë ndaj Atdheut dhe interesave kombëtare. Ndaj e mirëkuptojmë për stresin që i jep fjala Besëlidhje.
Jepini zanaksin të qetësohet!
Çfarë tha Rama:
Duhet ndërtuar rruga se si gjërat të thuhen dhe të dëgjohen. Ne kemi një situatë demokratike që besoj në nivelin e gjërave që thuhet nuk na e kalon njeri. Mjafton të dëgjosh këtë që keni mbrapa ju për të kuptuar se deri ku shkon në Shqipëri liria për t’ia futur kot dhe askush nuk të thotë gjë.
S’mund të jetë debat që të marrim vendin peng, debati që ka marrë mediat peng për gjithë këto kohë, besëlidhja dhe besëlikja, nuk është ky debati. Kush është me besëlidhjen, kush është me besëliken. Ky vend nuk është peng i atyre që shfaqen në televizor sikur janë ata dhe pas atyre nuk ka asgjë tjetër.