Presidenca: Qeveria përdori Ministrinë e Drejtësisë për të rrëmbyer anëtarin e Kushtetueses

Këshilltari i Presidentit të Republikës, Bledar Dervishi, publikoi prova të reja për kapjen e Gjykatës Kushtetuese. Ai akuzoi qeverinë se përmes Ministrisë së Drejtësisë ka dërguar për botim në Fletoren Zyrtare një akt që nuk është i saj, duke shkelur ligjin.

Bëhet fjalë për botimin në Fletoren Zyrtare të listës përfundimtare të renditjes së kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese për vakancën e shpallur nga Presidenti i Republikës, ku KED listonte të parën Arta Vorpsi.

“KED dakordësoi se nuk mund të shpreheshin për vendimin e Presidentit. Me këtë shkresë Ardian Dvorani ka konfirmuar faktin se ka shpërdoruar detyrën. Sekretari i Përgjthshëm i dërgon shkresën e kryetarit të KED, Ministrisë së Drejtësisë. Brenda të njëjtës ditë Ministria, në ditë të shtunë, e merr aktin dhe ja përcjell Qendrës së Botimeve Zyrtare.

Kam 20 vjet jurist por eksperiencë më të shëmtuar të një juristi nuk kam parë. Të dërgojë për botim Ministria e Drejtësisë një akt që nuk është i lejueshëm të botohet në Fletoren Zyrtare, një akt që e ka prodhuar një organ tjetër.

Brenda të njëjtës ditë përderisa Kuvendi dhe Ministria e Drejtësia kishin dalë në punë del dhe Qendra e Botimeve Zyrtare, e shtunë 9 nëntor, boton një vendim të KED që e kishte para dritën e botimit në faqen e Gjykatës së Lartë që në 22 shtator, një vendim që nuk botohet në Fletoren Zyrtare, botimi është një shkelje e rëndë e ligjit. Edhe KED kishte thënë ndryshe.

Këta funksionarë publik donin të shtrembëronin të gjithë faktet dhe provat me qëllimn që gjithë opinioni  publik vendas dhe ai ndërkombëtar që nuk thellohet në ligjet e brendshme të vendit tonë se kandidatja e renditur e para është konsideruar e zgjedhur nga Këshilli, më turp i madh nuk ka.Këshilli në 7 nëntor 2019 nuk vendosi as të shpallte ndonjë kandidat, as të konsideronte të zgjedhur dhe as të konsideronte se mekanizmi zhbllokues kishte funksionuar.

Vendimmarrjen e presidentit nuk mund ta komentonte as Këshilli dhe as Kuvendi më pas. Ky botim do ti shërbente kuvendit dy ditë më vonë, më 11, për ta konsideruar zonjën e renditur e para si e vetëzgjedhur. Po kush e zgjodhi? Sektetari i përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë, Sekretari i Përgjithshmëm i Kuvendit apo kryetari i KED? Asnjë prej këtyre organeve nuk ka kompetencë ta bëjë këtë.

Dvorani kishte deklaruar para anëtarëve të Venecias që vendimin për botim në Fletoren Zyrtare nuk e kishte dërguar ai. Pas konferencës së djeshme, Qendra e Botimeve Zyrtare na është përgjigjur që vendimi për tu botuar hna është dërguar nga Ministria e Drejtësisë dhe jo kreu i KED”, – tha Bledar Dervishaj.

Dervishi tha se këto  fakte të reja tregojnë sesi qeveria ka dashur të shtrembërojë të gjithë procesin për ti rrëmbyer një kompertecë presidentit që ja njeh Kushtetuta, emërimin e anëtarit të tretë të Gjykatës Kushtetuese.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme