Liderët shqiptar nuk mendojnë në mënyre strategjike, duke marrë parasysh zhvillimet gjeopolitik dhe qëndrimet e Presidentit Trump. Çfarë nëse trupat amerikane largohen nga Kosova? Pyet Ledion Krisafi, studiues i marrëdhënieve ndërkombëtare.
Sipas tij as në Kosovë as në Shqipëri dhe as në rajon nuk ka nisma ose analiza se si do të reagohej duke marrë parasysh ndikimet që sjellin politikat e Presidentit Trump.
Krisafi gjithashtu thotë se aq të pa parashikuara janë politikat e Presidentit Trump sa askush nuk priste që Trump të rreshtohej me Rusinë, madje sipas tij dukej sikur SHBA dhe Rusia janë bashkë në luftë me Ukrainën.
Këto vlerësime u dhanë gjatë emisionit Programi 200, që transmetohet sot në ora 21:40 në Alsat.