President uniteti mbarëshqiptar, Basha: Shqiptarëve nuk u duhet një politikan më shumë

Kreu i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha, komentoi deklaratën e kryeministrit Edi Rama në Prishtinë, ku propozoi një President uniteti mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Basha tha se të tilla deklarata të Kryeministrit synojnë mbulimin e realitetit në të cilat ndodhen mijëra familje shqiptare, si pasojë e nxjerrjes së paligjshme nga skema e ndihmës sociale.

“Hedh gomari një gur në ujë dhe e ndjekin të gjithë”, deklaroi ai, raporton Tch.

Ai thotë se shqiptarëve, si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri nuk u duhet një politikan më shumë.

“Nuk u duhet një politikan më shumë, nuk u duhet një hajdut më shumë. U duhet një treg i përbashkët, energjie, telekomunikacioni, sepse për turp të Zotit, sa kalon kufirin dhe flasim me njëri-tjetrin duket sikur flasim me Amerikën Latine. Kjo është përgjegjësi e politikës në të dyja anët e kufirit. Të gjithë i dinë problemet me patatet në kufi dhe ajo çka na duhet është një politikan më shumë”, përfundoi Basha.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme