Beograd, 21 mars – Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq, ka paralajmëruar se më 31 maj, kur i skadon mandati, do të bëjë kërkesë për pension, por ka shtuar se kjo nuk do të thotë se do t’i thotë lamtumirë politikës, transmeton Koha.net raportimin e medieve të Beogradit.
Sipas “Kuririt” ai ka thënë se nuk e ka matur e as që është marrë vesh me ndokënd nëse do të marrë ndonjë funksion pas mandatit, porse një gjë e ka të sigurt, se “pensioni nuk i huq”.
© KOHA.