Presidenti Bajram Begaj takim me të moshuarit e qytetit të Kavajës: Vlerësim dhe mirënjohje për të gjithë kontributin tuaj ndër vite!

Presidenti Bajram Begaj, ndau me ndjekësit në rrjete sociale, momente gjatë një dreke që ai shtroi për disa persona të moshës së tretë nga qyteti i Kavajës, me rastin e festave të fundvitit.


Gjatë bisedës me ta, Begaj theksoi se takime të tilla duhet të shërbejnë për sjelljen e të rinjve ndaj prindërve dhe brezave që kanë lënë gjurmë në shoqëri.

“Sot është emocion tjetër, i veçantë, për faktin që unë takoj intelektualë të ndryshëm në kategori të ndryshme arsimore e kulturore të qytetin tonë. Është v. Shpresoj shumë që ky takim të jetë një lloj kujtimi i bukur për ne të gjithë. Siç keni bërë ju me prindërit tuaj, të bëjmë edhe ne për prindërit tanë, t’i kujtojmë, t’i nderojmë e respektojmë, dhe fëmijëve t’u japim një shembull se si duhet të sillen me prindërit e gjyshërit. Ashtu si në dhjetorin e vitit të parë të tij si President i Republikës, kur vizitoi Shtëpinë e të Moshuarve “Sefer Dervishi” në Kavajë, edhe sot Kreu i Shtetit shprehu vlerësim dhe mirënjohje për kontributin e brezave të mëparshëm, ndërsa rikonfirmoi angazhimin e tij për të qëndruar pranë qytetarëve. unë ju premtoj se së bashku me Kryetarin e Bashkisë, z. Fisnik Qosja, do të bëjmë gjithçka që duhet për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve të Kavajës. Më konsideroni njërin prej jush”, tha Begaj.

Bajram Begaj, uroi festa të gëzuara për bashkëqytetarët e Kavajës:

“Një vit të ri sa më të mbarë për të gjithë, me shëndet, me lumturi e begati, dhe qofshim kështu bashkë gjithmonë!”

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme