Presidenti Begaj uron besimtarët ortodokse për Pashkën: U ndriçoftë jeta juaj me besim, shpresë e gëzim

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përcolli  sot një urim me rastin e Pashkës Ortodokse për të gjithë besimtarët ortodoksë shqiptarë duke e shoqëruar mesazhin e tij me pamje nga ceremonia e zhvilluar mbrëmjen e kaluar në Kishën e Shën Kollit në Voskopojë.


Në mesazhin e tij, Kreu i Shtetit  uron për më shumë dritë në jetën e besimtarëve duke u nisur nga simbolikë e dritës së ngjalljes së Krishtit dhe shpërndarjes së saj.

Presidenti Begaj uron që kjo festë e shenjtë të sjellë paqe, dashuri dhe bekime për të gjithë besimtarët ortodoksë shqiptarë, duke nënvizuar vlerën e besimit dhe shpresës që kjo dritë përfaqëson.

“Me këtë pamje nga mrekullia e dritës që ndezi mbrëmë zemrat e besimtarëve ju uroj:  Gëzuar Pashkën të dashur besimtarë ortodoksë shqiptarë!

U përhaptë kudo dritë e pranisë së Zotit dhe ndriçoftë jetën tuaj me besim, shpresë e gëzim!”

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme