Presidenti dekreton ndryshime në drejtimin e FA, lirohet nga detyra Komandanti i Forcës Tokësore, ja kush emërohet

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka firmosur sot një sërë dekretesh që lidhen me ndryshime dhe emërime në drejtimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.


Kështu Presidenti ka dekretuar lirimin e Gjeneral Major Ilir Hasan Xhebexhia nga detyra e Komandantit të Forcës Tokësore dhe në vend të tij është emëruar Gjeneral Major Petrit Pal Çuni.

Po ashtu, Presidenti i Republikës ka dekretuar dhënien e gradës madhore “Kundëradmiral” për Kapitenin e Rangut të Parë Arsen Burhan Mullaj, i cili mban detyrën e Shefit të Shtabit të Forcës Detare.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme