Presidenti dhe Kryeminstri vazhdojnë të heshtin përballë rastit të Astrit Deharit

Presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Isa Mustafa, megjithëse njihen për postimet e tyre të vazhdueshme nëpër rrjete sociale për çdo gjë që ndodhë në vend, rajon e botë, ata vazhdojnë të qëndrojnë të heshtur për njërin nga rastet më të përfolura në orët e fundit: atë të vdekjes së aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari.

Vdekja e Astrit Deharit në burg, po vazhdon të komentohet në mënyra të ndryshme.

Kane qenë deputetë e madje edhe parti që kanë kërkuar që rasti të hetohet pasiqë rrethanat e vdekjes së Deharit, mbeten ende të paqarta, shto këtu edhe njoftimet kontradiktore nga organet kompetente.

Ata që vazhdojnë të jenë të heshtur, janë krerët e shtetit: presidenti dhe kryeministri.

Ja disa nga reagimet e orëve të fundit:

Veseli ngushëllon familjen Dehari

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli iu ka shprehur ngushëllime familjes Dehari për vdekjen e të birit, Astrit Dehari.

Astrit Dehari, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje i cili po mbahej në paraburgim në burgun e Prizrenit dje ndërroi jetë në rrethana ende të pasqaruara nga institucionet kompetente, transmeton Koha.net.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se Veseli kërkon nga institucionet ligjore që ky rast të sqarohet urgjentisht në detaje.

“Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, i shpreh ngushëllime familjes Dehari për humbjen tragjike të birit të saj, Astrit Dehari. Në mënyrë që dhimbja e rëndë familjare dhe shqetësimi i publikut të mos manipulohen,Veseli kërkon nga institucionet përkatëse të ligjit që në mënyrë urgjente të sqarojnë në tërësi dhe në detaje këtë rast”, thuhet në komunikatë.

Osmani: Shpresoj në hetime profesionale e pa ndërhyrje për rastin e Deharit

Ajo thotë se tronditës, është fakti kur tragjedia prekë të rinjët të cilët i ktheu ideali për të ndihmuar Kosovën

Shpreson në hetime të pavarura.

Osmani shkruan në Facebook:

Tronditja për raste të tilla, është e papërshkrueshme me fjalë, kur tragjedia prekë të rinjët të cilët në Kosovë i ktheu ideali për të ndihmuar shtetin e Kosovës. Por në këtë rast, tragjedia është e tërë shtetit. Shpresoj që të ketë hetime profesionale, pa ndërhyrje, dhe respektim të kërkesave të familjes.

KËRKO

Partia e Drejtësisë kërkon zbardhjen sa më të shpejtë të vdekjes së Astrit Deharit

Partia e Drejtësisë ka pritur me keqardhje dhe pikëllim të thellë lajmin e papritur për vdekjen tragjike të zyrtarit të Lëvizjes Vetëvendosje e studentit të mjekësisë, Astrit Dehari.

Përmes një ngushëllimi dërguar mediave, PD i ka shprehur ngushëllimet më të thella për familjen Dehari, gjithë anëtarësinë e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë “për këtë humbje të madhe duke e lutur Zotin e Madhërishëm që të mëshirojë shpirtin e tij kurse familjes dhe gjithë miqve t’ua shtojë durimin dhe forcën për të përballuar këtë ngjarje dhe humbje të rëndë”.

“Njëkohësisht, Partia e Drejtësisë kërkon veprim të shpejtë dhe të drejtë profesionalisht të autoriteteve shtetërore në zbardhjen e shkaqeve të këtij rasti tragjik”, përfundon letra ngushëlluese e PD-së

NISMA PËR KOSOVËN:

Lajmi për vdekjen tragjike të aktivistit të VV-së, Astrit Dehari, na ka goditur jashtëzakonisht shumë, tejmase, saqë nuk gjejmë dot fjalë për të pëshkruar trishtimin që na solli ky lajm.

Në këto momente të rënda, me mendje dhe zemër jemi pranë prindërve të Astritit, veprimtarëve të pa lodhur të çështjes kombëtare, Avniut dhe Xhemiles.

Gjithashtu ngushëllimet tona ju shprehim Lëvizjes Vetëvendosje.

NISMA për Kosovën