Presidenti Erdoğan mbërrin në zonën e tërmetit në Kahramanmaraş

Presidenti i Turkijes, Recep Tayyip Erdoğan, mbërriti në qytetin Kahramanmaraş, raporton Anadolu.

Erdoğan u prit në aeroportin në Kahramanmaraş nga ministri i Brendshëm Süleyman Soylu dhe zyrtarë të tjerë, ndërsa më pas mori informacione lidhur me punimet e zhvilluara pas tërmetit.

Presidenti Erdoğan do të kryejë inspektime në rajon dhe në hapësirën ku janë ngritur tendat, të vendosura nga AFAD në stadiumin e qytetit.

Në rajon bashkë me presidentin Erdoğan mbërritën edhe nënkryetarët e Përgjithshëm të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK), Binali Yıldırım dhe Numan Kurtulmuş, drejtori i Komunikimeve pranë Presidencës së Turkijes, Fahrettin Altun dhe zëdhënësi presidencial, Ibrahim Kalın.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme