Presidenti Erdogan viziton në spital policët e plagosur (Foto)

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan, ka vizituar policët e plagosur në shpërthimin e mbrëmshëm në Stamboll.

Shpërthimi në fjalë ua ka marrë jetën 38 personave dhe lënduar 166 të tjerë, transmeton Indeksonline.

Këto shpërthime ndodhën rreth orës 23:00 me orën lokale dhe sipas deklaratave zyrtare, kishin në shënjestër policinë.

Të dyja shpërthimet ndodhën 2 orë pasi në stadium kishte përfunduar ndeshja mes skuadrave të Besiktas-it dhe Bursaspor-it. Deri më tani, janë kryer 10 arrestime, ndërkohë që vendi ka nisur ditën kombëtare të zisë.

Kjo ngjarje është e radhës në valën e sulmeve që kanë goditur qytetet kryesore turke. Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për këtë akt, ndërkohë që sulmet e mëparshme janë marrë nën autorësi nga militantët kurdë dhe i ashtuquajturi Shteti Islamik.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme