Presidenti i ri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, tha se kanë përmbushur premtimin dhe fituan raundin e parë.
Ai beson se fitorja nënkupton mbështetjen e rrugës së Malit të Zi në Bashkimin Evropian.
“Jam i bindur se nuk do t’i humbim pritjet e qytetarëve dhe se në pesë vitet e ardhshme do ta bëjmë këtë hap përfundimtar”, tha Gjukanoviq në ndërtesën e qeverisë së vjetër.
Ai tha se e vlerëson entuziazmin, besnikërinë dhe angazhimin e qytetarëve dhe se është i lumtur të kuptojë se në këtë mënyrë do të çojë në një jetë më të mirë edhe pse kanë probleme në jetën e përditshme.
Ai falënderoi DPS-në dhe partnerët e koalicionit dhe tha se ata ishin “një koalicion i pamposhtur”.