Presidenti i Atletico Madrid, Enrique Cerezo ka folur në lidhje me situatën e Joao Felix.
Ai e kaloi gjysmën e dytë të sezonit të kaluar te Chelsea dhe tani mund të largohet sërish nga Atletico Madridi.
E Cerezo u shpreh se ylli portugez nuk dëshiron të luajë për ekipin e tyre.
“Është e qartë. Joao Felix nuk dëshiron të luajë për Atletico Madrid. A e duan ekipet tjera atë apo jo, është çështje tjetër”, tha Cerezo.
Për shërbimet e Joao Felix mjaft e interesuar është Barcelona, e cila e dëshiron atë në formë huazimi me opsion blerjeje në fund të sezonit.