Presidenti i Çeçenisë reagon për shfaqjen e flamurit të Kosovës në ndeshjen e futbollit

Presidenti i Çeçenisë, Razman Kadyrov ka thënë se shfaqja e flamurit të Kosovës në stadiumin Ahmat Arena në qytetin e Groznyt në Çeçeni, nuk ka të bëjë me politikën por vetëm me pjesën sportive.

Kadyrov është arsyetuar duke thënë se skuadra e Akhmat Grozny ka një futbollist nga Kosova në përbërjen e saj, duke iu referuar mesfushorit Bernard Berisha, dhe ka thënë se për këtë arsye është shfaqur flamuri i Kosovës.

“FC Akhmat ka në përbërje një lojtar të Kosovës. Nëse flamuri i Kosovës ndodhej në pjesën e tifozëve të Akhmat Arenas, ka qenë për këtë arsye”, ka thënë Kadyrov në një reagim në Twitter. “Nuk ka të bëjë asgjë me politikën”.

Kadyrov ka thënë se pozicioni i Çeçenisë ndaj Kosovës është i njëjtë me atë të Federatës Ruse.

Ministria e Punëvë të Jashtme të Rusisë ka bërë të ditur sot gjatë ditës se shfaqja e flamurit të Kosovës në një ndeshje në stadiumin “Ahmat Arena”, në Grozni të Rusisë, ishte gabim teknik.

Flamuri i Kosovës u shfaq në stadiumin “Ahmat Arena” më 30 mars, në ndeshjes mes dy klubeve ruse, Ahmat dhe Spartakut, në qytetin Grozni.

“Flamuri i së ashtuquajturës Republikë e Kosovës ishte i shfaqur në stadiumin Ahmat Arena. Këtë çështje ne ia kemi bërë me dije autoriteteve në Republikën Çeçene. Është e papranueshme të përdoren simbolet e shteteve të panjohura në territorin rus”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Çeçenia është shtet gjysmë-presidencial nën Federatën Ruse./Insajderi.com

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme