Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka folur edhe për situatën e krijuar pas arrestimit të Ramush Haradianjt, në Francë, në bazë të urdhërarrestit të lëshuar nga Beogradi më 2004. Ai tha se institucionet e Kosovës po bëjnë çmos që Haradianj të kthehet në Kosovë. “Unë e kuptoj dhe ndjej gjendjen e zotit Haradianjt. Raste të tilla ka pasur edhe më herët, po ato janë plotësisht akuza të paqëndrueshme, të papranueshme dhe duhet të ndihemi krenarë që kemi luftuar për liri”, u shpreh ai. “Të gjitha institucionet e Kosovë janë të angazhuar që Haradianj të kthehet në Kosovë”, tha Thaçi.