Presidenti i Letonisë: Kosova i përket Evropës

Presidenti i Letonisë, Egils Levits, ka thënë se shteti i tij e mbështetë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Në një konferencë për media bashkë me Vjosa Osmanin, presidenti letonez tutje tha se ‘Kosova i përket Evropës’.

“Është e rëndësishme që Kosova të anëtarësohet në organizata ndërkomnëtare e forume, po e përmendi këtu Këshillin e Evropës. Ne do ta mirëprisnim aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Kosova i përket familjes së Këshillit të Evropës. Sa i përket BE-së, Letonia është duke e mbështetur Kosovën në liberalizimin e vizave. Tani nuk ka pengesa të arsyeshme që Kosovës të mos i jepet liberalizimi. E çmojmë shumë se si Kosova e arriti luftimin e korrupsionit duke u bazuar në masa të ndryshme të sundimit të ligjit”, tha ai.

Tutje, Levits u shpreh se e ka vërejtur se ka probleme në dialogun Kosovë-Serbi, por tha se shpreson se do të ketë përparime.

“Po e vërej që ekzistojnë disa probleme sa i përket dialogut me Serbinë, shpresoj që këto bisedime do të përparojnë. Nëse nuk ka progres të madh, kjo nuk duhet të jetë pengesë për Kosovën në drejtime dhe raporte të tjera. Kosova i përket Evropës”, u shpreh ai./reporteri

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme