Kryeministri Edi Rama në një intervistë për “Top Channel” ka sqaruar edhe deklaratën e tij të bërë në Kosovë se mes dy shteteve mund të ketë një President të përbashkët.
Rama ka deklaruar se fjalia e tij është shkëputur nga konteksti, dhe se ajo deklaratë ka ardhur edhe nga imagjinata.
“Nuk bëra asnjë deklaratë. Një fjali e lirë u shkëput nga konteksti dhe kthye në një program politik.
Në fjalën e atij rasti, i lejova vetes që të vrapoj me imagjinatë, se si mund të jetë 20-vjetori i Pavarësisë së Kosovës.
Është sport kombëtar, por edhe ndërkombëtar, që shkëputet një fjali nga konteksti dhe pastaj bëhet një histori.
Por besoj se askush nuk më ndalon të imagjinoj.
Sa i përket pastaj artikulimit, se si kjo mund të ndodhë nga ana legjislative imagjinata ime nuk ka shkuar deri aty”,- ka deklaruar kryeministri Rama. /Dritare.net