Presidenti malazez: Për ne demarkacioni me Kosovën është temë e mbyllur

Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, i cili po qëndron për një vizitë në Shqipëri ka folur rreth çështjes së kufirit me Kosovën.

Sipas tij, çështja e Marrëveshjes së Demarkacionit është mbyllur.

Gjatë një konference për media ai ka thënë se marrëveshja është ratifikuar në Mal të Zi dhe ka shumicën në Kosovës dhe se tani kjo është vetëm një çështje e brendshme e Kosovës, transmeton Indeksonline.

“Marrëveshja është e mbyllur. Është ratifikuar në Mal të Zi dhe ka shumicën në Kosove. Kjo është një çështje e brendshme e Kosovës. Duhet të llogaritet që Brukseli ia ka vënë kusht Kosovës këtë çështje. Sa më parë të zgjidhet kjo punë. Mirëpo Kosova do ta zgjidh ashtu siç duhet”, ka thënë ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme