Presidenti malazez: Po presim me durim ratifikimin e demarkacionit nga Kosova

Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq ka folur për demarkimin e kufirit me Kosovën, i cili nuk po arrin të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka thënë se ratifikimi i kësaj marrëveshjeje është në interes të qytetarëve të Kosovës, pasi lidhet direkt me liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Ne kemi mirëkuptim, dhe po e presim me durim që Kosova të vendosë për ratifikimin e demarkacionit. Ky është interes i qytetarëve të Kosovës, pasi liberalizimi i vizave varet nga demarkacioni. Ne do ta presim vendimin e Kuvendit”, ka thënë Vujanoviq.

Kosova dhe Mali i Zi në gusht të viti 2015 ka nënshkruar marrëveshje me Kosovën për caktimin e kufirit ndërmjet dy shteteve.

Kurse që nga atëherë ky projektligj nuk po arrinë të miratohet, përkundër se BE-ja e ka përcaktur si kusht final për liberalizimin e vizave.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme