Presidenti me beneficione të përjetshme

Kuvendi i Kosovës me shumicë votash dje e ka miratuar Projektligjin për Presidentin, i cili parasheh privilegje të përjetshme për të parin e shtetit. “Vetëvendosja” ishte kundër, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Seanca e djeshme e Kuvendit të Kosovës ka nisur me rastin e arrestimit dhe të deportimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova, ndonëse do të duhej të diskutoheshin pika të tjera të rendit deputetja e lëvizjes “Vetëvendosje” Albulena Haxhiu ka kërkuar në seancë që urgjentisht të futet në rend të ditës një pikë ku do të diskutohet për deportimin e gjashtë shtetasve turq, pesë drejtues të institucioneve shkollore “Gulistan” dhe një mjek në Spitalin Amerikan në Prishtinë, por kjo kërkesë nuk u përkrah nga deputetët.

Menjëherë pas votimit për këtë çështje Kuvendi vazhdoi me pikat e tjera. Në rend të ditës ishin votimi i rekomandimeve nga interpelanca e kryeministrit Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupi Parlamentar të lëvizjes “Vetëvendosje” lidhur me vdekjen e dhunshme të aktivistit të LVV-së, Astrit Dehari; votimi në parim i Projekt-Rregullores së Kuvendit; shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Presidentin e Kosovës, etj.

Ndërsa pjesa e dytë e seancës kishte në rend dite shqyrtimin e dytë të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Prokurorin e Shtetit, shqyrtimi i dytë i Projektligjit mbi Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike; shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Pajisjet nën Presion.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme