Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka dekoruar me ”Urdhrin e Lirisë” ish- kryeministrin francez, Alain Juppe.
Kjo dekoratë Juppe-s iu nda për kontributin e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, njofton Klan Kosova.
”Jam krenar që në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, sot, dekorova me “Urdhrin e Lirisë” mikun e madh të Kosovës z. Alain Juppé, për kontributin e tij të çmuar për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë. Me këtë rast, para miqve të respektuar shpreha mirënjohje të lartë për Francën dhe popullin francez për ndihmën që i kanë dhënë Kosovës. Kosova është e bekuar që ka miq të tillë, dhe u jemi gjithmonë mirënjohës!”