Shefi i shtetit Hashim Thaçi në një intervistë për televizionin publik ka thënë se raporti i prezantuar nga Komisioni i Bulliqit ëhstë qesharak pasi nuk ka asnjë argument.
Thaçi, pas një postimi që ka bërë pas prezantimit në Qeveri të raportit të demarkacionit nga ana e Komisionit të Bulliqit, ka dhënë edhe një intervistë për televizionin publik ku raportin që e ka vlerësuar punën e Komisionit Meha e ka quajtu “lajthitje” akademike” ku nuk është prezantuar asgjë.
Ai madje ka thënë se Bulliqi dhe anëtarët e tjerë, raporti i të cilëve sipas Thacit, do të ketë vlerë vetëm për ta, duhet të mbajnë përgjegjësi për izolimin e qytetarëve të Kosovës.
Thaci u ka bërë thirrje deputetëteve që ta votojnë projektligjin për demarkacionin, për të cilin duhen 2/3 e deputetëve të Kuvendit duke e përgëzuar Qeverinë e Kosobës që e ka proceduar bashkë me raportin e Bulliqit si shtojcë.