Presidenti Thaçi shqyrton faljen e dënimit për vëllezërit Ramadani dhe Kiqina

Presidenti i vendit Hashim Thaçi pritet që së shpejti ta ketë në tavolinë mundësinë që t’u falë dënimin e mbetur dy vëllezërve Ramadani dhe Arben Kiqinës.

KALLXO.com mëson se Presidenca së fundmi ka kërkuar nga Shërbimi Korrektues verifikimin e të dhënave për disa të burgosur ku përfshihen edhe tre të dënuarit për rastin Hajra.

Në listën e të burgosurve për të cilët  presidenti ka kërkuar informacione për falje janë edhe Burim dhe Arsim Ramadani dhe Arben Kiqina.

“Në bazë të një kërkese të Presidencës ne kemi dorëzuar një listë me 10 deri 15 veta”, ka thënë drejtori i burgjeve Sokol Zogaj.

Ai ka sqaruar se nuk kanë informacione nëse shqyrtimi i kërkesave për falje do të ndodhë këto ditë.

Burim e Arsim Ramadani dhe Arben, Blerim e Jeton Kiqina ishin shpallur fajtorë nga Gjykata e Qarkut dhe ajo Supreme për vrasjen e pesë anëtarëve të familjes Hajra  në vitin 2001.

Ardian Arifaj nga Presidenca i pyetur për këtë çështje tha se “Vetëm nesër mund t’u japim informacione, por kjo është çështje e komisionit .

Arifaj nuk dha informacione nëse Presidenti është duke planifikuar ndonjë raund të faljeve.

Njëri nga anëtarët e këtij komisioni, kryetari i Gjykatës së Apelit Hasan Shala i ka konfirmuar KALLXO.com se komisioni i Presidencës për trajtimin e kërkesave për falje është mbledhur sot dhe pritet të mbidhet edhe nesër për të trajtuar këtë listë.

“Nuk mundem ende të flas me emra për shkak se janë gjëra konfidenciale. Komisioni ende nuk i ka dhënë rekomandimet për listën prej diku rreth 15 personash”, ka thënë Shala.

Ai ka konfirmuar se komisioni do mblidhet edhe të premten për të trajtuar kërkesat.

Rasti “Kiqina” njihet si një ndër lëndët gjyqësore penale më të gjata në Kosovë – me 107 shqyrtime gjyqësore vetëm sa gjykohej në Gjykatën e Qarkut në Gjilan.

Rasti ka kaluar nëpër të gjitha shkallët e të gjitha gjykatave të vendit, përfshirë Gjykatën Kushtetuese.

Më 20 gusht 2001, Hamëz Hajra, bashkëshortja e tij Miradija, i biri Xhevdeti dhe vajzat Mimoza dhe Adelina kishin mbetur të vrarë në një rrugë në mes të fshatit Baicë dhe Tërstenik në Komunën e Drenasit, gjersa po ktheheshin nga një dasmë në shtëpinë e tyre në Gllogovc (Drenas), thuhet në aktgjykim.

Të dënuarit e këtij rasti vazhdimit kanë proklamuar pafajësinë e tyre duke pretenduar se rasti ndaj tyre ishte i montuar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme