Presidenti i Çekisë, Millosh Zeman, është shprehur se nuk e kujton me ëndje vendimin e vendit të tij si i “posapranuar në NATO” për të lejuar bombardimin e Jugosllavisë (në fakt atëherë Serbisë e Malit të Zi – v.j) më 1999, duke e quajtur gabim, transmeton Koha.net.
“Mund t’ju them se nga kjo distancë e konsiderueshme e konsideroj gabim, dhe e konsideroj se ishte akt i njëfarë arrogance të forcës. Vendimin e marrë atëherë nga qeveria çeke e kujtoj me shumë keqardhje…” e citon atë agjencia çeke e lajmeve ÇTK.
Në kohën e bombardimeve të Serbisë më 1999, Zeman ka qenë kryeministër i Çekisë.
Këto komente ai i bëri në përvjetorin e njëzetë të anëtarësimit të Çekisë në NATO. Presidenti Zeman tani njihet për pikëpamjet e tij proruse e proserbe.