Presidentit nuk i është dërguar ftesë për pjesëmarrje në seancën e votimit të Qeverisë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, nuk është ftuar që të marrë pjesë në seancën e votimit të Qeverisë së Kosovës.


Në këtë seancë është parë tek mysafirët vetëm një këshilltar i presidentit Thaçi, i cili ka qëndruar vazhdimisht në këmbë.

Nga burime brenda Zyrës së Presidencës, mësohet se Protokolli i Kuvendit i ka dërguar vetëm një e-mail Protokollit të Presidencës, rreth 5 minuta para nisjes së seancës së sotme.

Në të kaluarën, në momentet e para që është caktuar seanca për votimin e qeverisë, ftesë zyrtare i është dërguar gjithmonë presidentit të vendit, që si kreu i shtetit me interes të veçantë të jetë prezent gjatë seancës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme