Presidentja e parë në histori: Osmani i drejtohet Parlamentit Europian

presidenca e Kosovës pohojnë se në fjalën e saj përpara eurodeputetëve, ajo do të fokusohet tek “arritjet e Kosovës dhe tek rruga e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ndërsa do të përcjellë gjithashtu mirënjohjen e qytetarëve kosovarë për mbështetjen e Parlamenti Europian ka ofruar që nga vitet 90.

Gjatë qëndrimit në Strasburg, ku mbahet seanca e Parlamentit Evropian, Presidentja Osmani, zhvillon takime me Metsolan dhe udhëheqësit e grupeve kryesore politike të përfaqësuara në Parlamentin Evropian, si edhe me përfaqësues të Këshillit të Europës.

Kosova aplikoi një vit më parë për anëtarësim  në këtë organizëm, dhe prillin e këtij viti, kërkesa e saj mori dritë jeshile. Pro anëtarësimit të Kosovës votuan 2/3 e anëtarëve të Komitetit Ministror të Këshillit të Europës, ndërsa kërkesa është dërguar tashmë për diskutim e votim në Asamblenë e Përgjithshme të KE-së.

Nëse edhe këtu mbështetet nga dy të tretat e vendeve anëtare, atëherë i rekomandohet Komitetit të Ministrave që t’i bëjë ftesë Kosovës të bëhet anëtare e plotë e organizatës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Europë.

Kosova paraqiti kërkesën e saj pak kohë pas përjashtimit të Rusisë nga kjo Këshilli i Europës, pas agresionit në Ukrainë.

Serbia vazhdon ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

 

Top Channel

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme