“Presion i jashtëm ndaj SPAK”/ Dumani rendit problematikat: Numër i ulët i referimit të veprave penale, sfidë është…

Kryeprokurori i SPAK, Altin Dumani po raporton sot në Këshillin e Lartë të Prokurorisë mbi raportin vjetor të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion.

Ai renditi disa prej problematikave me të cilat po përballet SPAK.

Disa prej tyre janë presioni i jashtëm ndaj SPAK nga krimi i organizuar, aktorë politikë dhe mediatikë, numri i ulët i referimit të veprave penale nga institucione të tjera, krijimi i njësisë së analizës apo mungesa e këshilltarëve ligjorë.

Prokuroria e Posaçme, ka paraqitur disa problematika, që i ka hasur në punën e saj, të cilat përkthehen në propozime te mundshme për të kryer ndryshimet e nevojshme ligjore, qoftë ne ligjin organik nr. 95/2016, “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për te luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, të ndryshuar, apo dhe ne ligje të tjera, të cilët do të ndikonin ne cilësinë dhe mbarëvajtjen e punës së Prokurorisë së Posaçme. Edhe për vitin 2024, disa nga problematikat e paraqitura vijojnë të mbeten. Ndërkohë janë shfaqur edhe disa problematika të tjera, të cilat së bashku paraqiten, si më poshtë, ku sipas Dumanit janë:

1.Presioni i jashtëm ndaj SPAK nga krimi i organizuar, aktorë politikë dhe mediatikë, i cili cenon pavarësinë e tij kushtetuese dhe efektivitetin në hetime. Ndërhyrjet e jashtme rrezikojnë gjithashtu, integritetin e prokurorëve dhe të procesit hetimor. Për të garantuar pavarësinë e SPAK-ut, si dhe mbështetje për prokurorët në çështje të ndjeshme, nevojitet një reagim me i koordinuar dhe në kohë i të gjitha institucioneve, të cilat kanë përgjegjësinë e mbrojtjes së integritetit të SPAK

2. Vijimi i mungesës së përcaktimit të qartë ligjor ne lidhje me statusin e prokurorëve
të posaçëm pas përfundimit të mandatit te tyre. SPAK konstaton se, kjo problematike nuk është adresuar ende dhe thekson se mos përcaktimi i qartë i këtij statusi mund te cenoje vijimësinë e ruajtjes së standardeve të larta profesionale te hetimit, të kërkuara nga publiku, Kuvendi, Këshilli i Ministrave dhe institucionet ndërkombëtare. Siç është nënvizuar edhe në raportin vjetor te SPAK për vitin 2023, nga mungesa e një statusi te qarte te prokurorëve te posaçëm do te cenohej gjithashtu dhe vazhdimësia e hetimeve të rëndësishme të kryera nga SPAK.

3. Vijimi i mosadresimit të akordimit te këshilltarëve ligjorë pranë Prokurorisë së
Posaçme. Cilësojmë ne mënyre të përsëritur se, mungesa e këtij standardi burimi njerëzor vë në vështirësi cilësinë e hetimit dhe prapësimeve te SPAK në ndjekjen e çështjeve në të gjitha shkallët e gjykimit dhe në Gjykatën Kushtetuese.

4. Vijon ende të ngelet problematike numri i ulët i referimeve nga institucionet publike, përfshirë policinë e shtetit ne lidhje me veprat penale në kuadër të korrupsionit dhe krimit të organizuar.

5. Perfundimi i ngritjes së sistemit të administrimit të çështjeve (Case Management System) mbetet një prioritet për Prokurorinë e Posaçme. Sistemi ka një ndërtim modular dhe në dhjetor 2024 ka përfunduar zhvillimi/ndërtimi i moduleve. Për shkak të përfundimit të projektit mbështetës të ICITAP, ky proces është pezulluar dhe pritet te përmbyllet brenda vitit 2025, me fonde te BE-së.

6. Ngritja e njësisë së analizës së SPAK qe do të shpërbeje për te mbështetur hetimet komplekse, matjet e riskut, dhe raportimet ne kuadër te negociatave me BE, Moneyval dhe raportime ne kuadër të strategjive kombëtare të ndryshme, ngele një sfide. Po bashkëpunohet me ekspertë ndërkombëtarë për të përshtatur një model sipas kërkesave dhe funksionimit të SPAK.

7. Vijon të mbetet problematike statusi i specialistit Ndërlidhës ne Sektorin e Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Hetimet e Përbashkëta, i cili trajtohet si nëpunës civil
bazuar ne ligjin nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, të ndryshuar dhe ne ligjin nr. 152/2013 “Për Nëpunësin Civil”, te ndryshuar. Kjo situatë është në kundërshtim me funksionet, që duhet te kryeje Specialisti Ndërlidhës sipas ligjit nr. 95/2016, siç është argumentuar ne raportin vjetor te SPAK, për vitin
2023.

8. Vijon t ngelet e pa adresuar mungesa e kompetencës për shqyrtimin e kërkesave të autoriteteve te huaja lidhur me njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve penale te huaja në Shqipëri në ngarkim te shtetasve shqiptarë për veprat penale, për te cilat Prokuroria e Posaçme ka ne kompetencë, sipas nenit 75/a të Kodit të Procedurës Penale. Po kështu, paraqitja e kërkesave për njohjen dhe ekzekutimet e vendimeve penale te Gjykatës së Posaçme së Shkalles së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar nga një shtet i huaj, si dhe realizimi i procedurës të ekstradimit për jashtë të shtetasve shqiptare.

9. Mungesa e kompetencës lëndore e Gjykatave te Posaçme për shqyrtimin e kërkesave ne fazën e ekzekutimit të vendimit penal për subjektet e posaçme sipas parashikimeve të nenit 135, pika 2, të Kushtetutës dhe nenit 75/a, të Kodit te Procedurës Penale. Aktualisht këto kërkesa shqyrtohen nga gjykatat e juridiksionit të përgjithshëm penal, siç është argumentuar në raportin vjetor te SPAK, për vitin 2023.

10. Vazhdon dhe mbetet problematike çështja e mos ekstradimit të shtetasve shqiptarë të lokalizuar apo arrestuar në Emiratet e Bashkuara Arabe, siç është argumentuar në raportin vjetor të SPAK për vitin 2024.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme