Lidershipi komunal i Prizrenit, të premten, ka bërë të ditur se pjesa formale e takimit të kryetarit me drejtorët e Ekzekutivit do të hapet për gazetarët dhe monitoruesit në muajin e ardhshëm.
Por në të njëjtën kohë udhëheqja komunale ka kërkuar nga mediat dhe shoqëria civile që t’i përcjellin punët edhe pas marrjes së vendimeve, që do të jenë publike. Ky qëndrim vjen vetëm disa ditë pasi që kryetari Haskuka patI shprehur qëndrimin se “hapja e takimeve të Ekzekutivit nuk kishte me kontribu diçka në aspektin e transparencës”, shkruan sot Koha Ditore.
Këshilltarja e kryetarit për informim dhe komunikim, Besama Hoxha, ka bërë të ditur se takimet e Ekzekutivit do të jenë të hapura prej muajit të ardhshëm.