Dy nga raketat e lëshuara këtë mëngjes nga Irani në sulmet e tij hakmarrëse goditën Izraelin qendror, duke plagosur 10 persona, transmeton Anadolu.
Ushtria izraelite tha se Irani lëshoi rreth 20 raketa balistike drejt vendit këtë mëngjes në shenjë hakmarrjeje.
Ndërsa nuk u dha informacion se sa raketa u shkatërruan nga sistemet e mbrojtjes ajrore, media izraelite raportoi se raketat goditën dy zona në pjesën qendrore të vendit.
Njoftohet se një nga vendet e goditura ishte në rajonin Gush Dan të Tel Avivit, dhe tjetri ishte në qytetin Herzilya afër Tel Avivit.
Shërbimi izraelit i ndihmës emergjente “Ylli i Kuq i Davidit” raportoi se 10 persona u plagosën lehtë në sulme, ndërsa imazhet në mediat sociale treguan tym që ngrihej nga zonat e goditura nga raketat.
Komanda e Frontit të Brendshëm e ushtrisë izraelite njoftoi në një deklaratë pas përfundimit të ofensivës se njerëzit mund të dalin nga strehimoret.
– Konflikti filloi me sulmet e dhunshme të Izraelit ndaj Iranit
Më 13 qershor, Izraeli nisi sulme në shkallë të gjerë duke synuar objektet bërthamore në qytete të ndryshme në Iran, si dhe komandën e lartë ushtarake.
Ndërkohë që Shefi i Shtabit të Iranit, Komandanti i Përgjithshëm i Gardës Revolucionare, disa komandantë të lartë dhe 9 shkencëtarë bërthamorë vdiqën në sulme, numri total i viktimave civile u njoftua si 224.
Raportohet se 24 persona u vranë dhe më shumë se 500 të tjerë u plagosën në hakmarrjen e ushtrisë iraniane kundër Izraelit me raketa balistike.
Shumë vende, përfshirë Turqia, dënuan sulmet e Izraelit.