Prezantimi i romanit “Parajsa Artificiale”- Ben Blushi: Surpriza, dola nga takimi si Ambasador i Paqes së Deçanit

Nga Ben Blushi


Isha i ftuar në Deçan për prezantimin e romanit tim Parajsa Artificiale dhe mbeta i surprizuar kur dola nga ai takim i shkëlqyer, si një Ambasador i Paqes.

Deçani është një komunë e vogël e Kosovës, mes Pejës dhe Gjakovës, në kufi me Shqipërinë, ku gjatë dhunës serbe të vitit 1999 është shënuar një nga masakrat kulturore më të egra në historinë moderne të Evropës.

Aty serbët kanë zhdukur dhe djegur më shumë se 100 mijë libra bashkë me katër bibliotekat e kësaj komune.

Pra bashkë me popullin, serbët kanë dashur të zhdukin dhe rrënjët e tij cka e kanë bërë vetem nazistët kur digjnin libra për shkaqe ideollogjike gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Prandaj të shkoja në këtë komunë, ku pushtuesit kanë shfarosur librat ishte shumë emocionuese.

Nuk ka dhimbje më të madhe për një shkrimtar se sa të gjendet në një vend ku janë shfarosur librat.

Qoftë edhe për këtë arsye të ftuarit ishin shumë të interesuar për letërsinë, për artin, për historinë dhe të ardhmen si të gjithë ata që kanë etje për diçka që ju mungon.

Unë mora dhjetëra pyetje nga të rinj dhe të vjetër, gjatë një takimi që mund të kishte zgjatur edhe 4 orë nga 2 që ishte planifikuar.

Në fund, si për ta bërë edhe më të paharrueshëm këtë takim, Komuna e Deçanit dhe Federata e Paqes Universale më akorduan titullin Ambasador i Paqes.

Me këtë rast dua t’i falenderoj organizatorët dhe gjithë të pranishmit sepse që nga dje jam luftëtar i paqes në Deçan dhe jo vetëm.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme