Prezantohej si drejtor i një banke, i zhvati 230 mijë euro qytetares. Kush është i arrestuari shqiptar në Gjermani

Nga Specialistët e Interpol Tirana, u bë ekstradimi nga Gjermania drejt Shqipërisë, i shtetasit shqiptar Ilir Demolli, 54 vjeç.

Ilir Demolli
Ilir Demolli

Ky shtetas është arrestuar nga autoritetet policore në Mynih, më datë 05.03.2019, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër-arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar këtë shtetas me 7 vjet burg, për veprën penale “Mashtrimi”.

Ky shtetas, në vitin 2012, i kishte marrë me anë të mashtrimit shtetases F.SH., një shumë prej 230 000 eurosh, duke ju prezantuar si drejtor i një banke private.

Nga kjo shumë, ky shtetas i ka kthyer të dëmtuarës vetëm shumën 25 000 euro.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme