Prezantohej si polic, u merrte para qytetarëve. Arrestohet 33-vjeçari

Policia ka njoftuar se sot është arrestuar R. Salihu 33 vjeç pasi i njëjti ka përdorur një mbiemër tjetër, për veprat mashtrim, shantazh dhe prezantim i rrejshëm.

“R. Salihu ka arritur të mashtrojë, shantazhojë disa qytetarë të Republikës së Kosovës duke u paraqitur rrejshëm si i zyrtar policor.Pothuajse në të gjitha rastet e raportuara i dyshuari u ka marrë vlera të ndryshme të parave nga qytetarë të ndryshëm”, njofton policia.

“Pas arrestimit dhe marrjes së autorizimit nga ana e Prokurorit, i dyshuari është dërguar në qendrën e ndalimit në Prishtinë, ku aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale para se rasti të dërgohet në Gjykatë.

Përveç hetuesve të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, personi i dyshuar gjatë ditës është intervistuar edhe nga njësite të hetimeve të Drejtorisë së Gjakovës, Prizrenit e Gjilanit, pasi që i njëjti person dyshohet të ketë kryer vepra të natyrës së ngjashme edhe në rajonet e tjera të Republikës së Kosovës”, thotë tutje policia./Sakte.net

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme