Prezantohen fanellat e dyta të Interit për sezonin e ri

Interi prezanton fanellat e dyta për sezonin e ri, thjeshtë fantastike.

Interi ka prezantuar edhe fanellat e dyta për sezonin e ri 2023/24.

Neroazurët vishen nga brendi i famshëm amerikan Nike dhe kanë prezantuar një fanellë spektakolare për sezonin e ri.

Fanella e dytë është e bardhë dhe dhe kanë dy vija vertikale njërën të kaltër dhe tjetrën të zezë.

Hakan Calhanoglu, Federico Di Marco dhe Alessandro Bastoni ishin tre futbollistët që janë përzgjedhur nga klubi për prezantimin e fanellave të reja.

Fanellat e reja janë pëlqyer jashtëzakonisht shumë nga tifozët e klubit italian që tanimë kanë mundësi t’i blejnë ato.

Tifozët e klubit zikaltër kanë mundësi t’i blejnë fanellat e reja për shumën e 113 eurove në faqen zyrtare të klubit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme