Kanë kaluar vetëm disa javë që nga lansimi i smartfonëve të rinj të avancuar të gjigantit të teknologjisë Samsung, Galaxy S8 dhe S8+.
Ata të cilët kanë dashur këta smartfonët e rinj ndoshta tashmë i posedojnë, por për ata të cilët ende nuk kanë vendosur a ti blejnë apo jo, Samsung është duke përgatitur versione të reja të ngjyrës për këta smartfonë.
Tani, Samsung ka lansuar Galaxy S8 në version Pirates of the Caribbean, transmeton Koha.net. Ky version i ri vjen në një kuti unike e cila përfshinë një unazë nga ari të rreme, një kornizë mbrojtëse të veçantë si dhe një ndërfaqe të veçantë të përdoruesit.
Gjithashtu, Samsung është duke përgaditur edhe versionin Pink, i cili do të jetë në dispozicion për të dy modelet – Galaxy S8 dhe Galaxy S8+.