Prifti e përdhunon 15-vjeçen, kisha ia hedh fajin “konsumizmit dhe joshjes trupore”

Kisha katolike ka shkaktuar zemërim në Indi pasi që ia ka hedhur fajin “konsumizmit” dhe “joshjeve trupore” për përdhunimin e dyshuar të një 15-vjeçareje nga një prift katolik.

 

Prifti Matheë Vadakkacheril, nga Kerala e Indisë, është arrestuar nën akuzohet për përdhunimin e fëmijës, transmeton Express.

Dyshohet se vajza u përdhunua disa herë dhe kishte mbetur shtatzënë, sipas India Today.

Ndërkohë, një revistë javore e krishterë, e cila mbështetet nga shoqata katolike, e ka fajësuar viktimën e dyshuar për incidentin dhe ka shkruar se Vadakkacheril mund ta ketë harruar pozitën e tij aty për aty.

“Bijë, pse ke harruar kush është prifti?” thuhet në një pjesë të shkëputur në Sunday Shalom, sipas një përkthimi të India Today. “Ai ka trup njerëzor dhe joshet. Ai mund ta ketë harruar pozitën që ka për pak sekonda. Bija ime që ke marrë kungimin e shenjtë, pse nuk ndaloje apo ta përmirësojë atë?”

Edhe ati Paul Thelekat nga Këshilli i Peshkopëve, ka komentuar rreth incidentit dhe e ka fajësuar konsumizmin për këtë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme