Princi saudit do të dënojë përgjegjësit për vrasjen e gazetarit, Jamal Khashoggi

Princi saudit është betuar të dënojë të gjithë ata që janë përgjegjës për vrasjen e gazetarit, Jamal Khashoggi, në Turqi.

Gjatë fjalimit të tij në forumin në Riad, Mohammed bin Salman, ka deklaruar se ky krim është i dhimbshëm për të gjithë sauditët dhe se nuk do të shkaktojë përçarje me Turqinë.

Sauditët më parë kishin mohuar akuzat se princi ishte i përfshirë në këtë vrasje.

Khashoggi vdiq më 2 tetor gjatë vizitës së tij në konsullatën saudite në Stamboll.
Qeveria saudite ka fajësuar agjentët mashtrues për vrasjen.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme