Princi i kurorës së Arabaisë Saudite ka thënë se Izraeli ka të drejtë të jetojë në paqe në tokës e tij, gjatë një interviste të publikuar në revistën amerikane “The Atlatnic”, një tjetër shenjë që marrëdhëniet e acaruara mes Riadit dhe Jeruzalemit janë duke u përmirësuar.
I pyetur nëse ai beson se populli hebre ka të drejtë të jetojë në tokën e saj, Mohammed bin Salman është përgjigjur: “Unë besoj se izraelitët dhe palestinezët kanë të drejtë të jetojnë në tokat e tyre. Por ne duhet të arrijmë paqen për të siguruar stabilitetin për të gjithë dhe të kenë marrëdhënie normale.”
Shteti i Arabisë Saudite – vendi ku ka lindur Islami nuk e ka njohur shtetin e Izraelit. Ajo ka vazhduar për vite që normalizimi i marrëdhënieve varet nga tërheqja izraelite nga tokat arabe të kapura në luftën e vitit 1967 në Lindjen e Mesme, raporton “Jpost”, transmeton Periskopi.
“Ne kemi shqetësime rreth fatit të xhamisë në Jeruzalem dhe të drejtave të popullit palestinezë. Kjo është çfarë realisht neve na shqetëson. Ne nuk kemi objektiva të sulmojmë njerëzit,” tha Princi Mohammed i cili është duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara.
Ndërkohë, tensionet ndërmjet Teheranit dhe Riadit janë rritur pas spekulimeve se Arabia Saudite është duke e shtyrë Izraelin për të punuar së bashku në luftën kundër Iranit.
“Ka shumë interesa që na lidhin me Izraelin dhe nëse ka paqe, do të kishte shumë interes në mes të Izraelit dhe vendeve të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit,” shtoi Princi Mohammed.