Prindi i nxënësit rreh mësuesen në Pejë

Një mësuese është sulmuar fizikisht nga një prind në një shkollë në Pejë. Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime fizike.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Mund të konfirmojmë se dje në një shkollë të Pejës një mësuese është sulmuar nga një prind. Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në ndalim për 48 orë si i dyshuar për vepër penale të sulmit”, tha Nikçi për Kallxo.com.

Policia në raportin zyrtar ka njoftuar sot se viktima si pasojë e sulmit ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme