Angela Merkel ka filluar mandatin e katërt si kancelare e Gjermanisë, duke i dhënë fund kështu një periudhe prej afër 6 muajsh të bllokadës politike që nga zgjedhjet e shtatorit.
Më poshtë të renditura janë tri nga prioritetet kryesore të mandatit të katërt të Merkel:
Evropa
Në krye të agjendës së Qeverisë së Merkel figuron një kapitull i quajtur “një fillim i ri për Evropën” duke treguar përpjekjet për ta reformuar BE-në, në një kohë kur blloku po përballet me shqetësime rreth sigurisë, nacionalizëm dhe me presidentin e pa parashikueshëm amerikan, Donald Trump.
Koalicioni i Merkelit përveç që është treguar i gatshëm për ta përkrahur politikën e jashtme dhe atë të mbrojtjes së BE-së, po ashtu Gjermania ka shfaqur gatishmëri që të shtojë kontributin për buxhetin e BE-së, përderisa Britania e Madhe po kryen procedurat për ta zyrtarizuar largimin.
Në ceremoninë nënshkruese të koalicionit u tha se në një botë që po bëhet çdo ditë e më komplekse, është jetike që Evropa të mbetet e bashkuar.
Koalicioni i Merkelit po ashtu u tregua i gatshëm për krijimin e një Fondi Monetar Evropian që do të mundësonte hua për vendet që gjenden në krizë.
Imigrimi
Zemërimi ndaj vendimit të Merkelit të vitit 2005 për t’i hapur dyert për qindra mijëra azil kërkues, u shfaq në përkrahje ndaj partisë Alternativa për Gjermaninë e krahut të djathtë, e cila mori thuajse 13 për qind në sondazhet e shtatorit.
Koalicioni ka paralajmëruar se së shpejti do të gjejnë një “master plan” për t’i shpejtuar proceduar e azilit dhe largimet nga Gjermania. Ministri i brendshëm, Horst Seehofer tha se numri i deportimeve duhet të rritet ndjeshëm.
Ekonomia e së ardhmes
Fuqia ekonomike e Evropës është duke lulëzuar, me punëtorët që shijojnë paga të kënashme dhe numër rekord të pa punësisë.
Mirëpo, kjo ka ndikuar pak që të zvogëlojë shqetësimet lidhur me globalizimin dhe shndërrimin e vendit të punës në një vend automatik, tashmë shumë njerëz janë të frikësuar për të ardhmen e tyre profesionale. Qeveria e Merkelit me ofertat publike të begata, synon që t’i adresojë këto problem përmes investimeve në infrastrukturë, një tentim për ta rregulluar reformën pensionale dhe t’i shtojë të ardhurat për edukim dhe mësim afat gjatë.
Megjithatë, Merkel nuk planifikon që për realizimin e këtyre planeve të marrë borxhe të reja. Koalicioni është i vendosur që të mbetet me buxhetin e balancuar, raportojnë mediat gjermane.