“Prioriteti i parë i Haradinajt do të jetë demarkacioni” (Video)

Muharrem Nitaj i AAK-së, në emisionin Click në Radiotelevizionin 21 tregoi prioritetin e parë të qeverisë Haradinaj.

Nitaj theksoi se një prej detyrave të para, mos të themi e para fare do të jetë vendosja e kontakteve me qeverinë e Malit të Zi, shikimi i mundësisë për ri negocim të marrëveshjes si dhe të ripërsëritet procesi i demarkacionit me Malin e Zi.

Nitaj bëri të ditur se ata besojnë shumë se do të ketë gatishmëri nga qeveria e Malit të Zi për negociata, andaj qeveria e re menjëherë do t’i hyjë adresimit dhe zgjidhjes së kësaj çështjeje të korrigjimit të marrëveshjes dhe rikthimit të kufirit tek qafa e Çakorrit dhe tek kulla.

– See more at: http://lajmi.net/prioriteti-i-pare-i-haradinajt-do-te-jete-demarkacioni-video/#sthash.wh5HqXxY.dpuf

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme