Prishet koalicioni-LSI bojkoton zgjedhjet e Kavajës

Për herë të parë që nga 1 prilli i 2013, Partia Socialiste do të garojë pa aleaten e saj kryesore LSI në një garë zgjedhore. LSI vendos të mos regjistrohet në zgjedhjet e Kavajës, duke lënë vetëm PS. Nënkryetari i LSI, Luan Rama sqaroi se nuk do të ketë regjistrim në KQZ për koalicionin e majtë për zgjedhjet e pjesshme të Kavajës.

“Jemi në koalicion, por nuk jemi regjistruar në zgjedhjet e Kavajës, sepse PS zgjodhi në mënyrë të njëanshme kandidaturën. Partner do të thotë të pyesësh dhe të të pyesin. Nuk jemi regjistruar në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve për koalicionin, ndaj nuk ka çfarë të çregjistrojmë” ka thënë Luan Rama në një prononcim për gazetarët.

I pyetur se çfarë mendon për deklaratën e Saimir Tahirit që këshilloi LSI të thotë se thjesht “nuk merr pjesë në fushatën e Kavajës”.

“Fatmirësisht ne nuk mendojmë njësoj si PD dhe as si Saimiri, se Saimiri edhe para 6 muajsh tha që nuk është e nevojshme përfshirja e ushtrisë për kanabisin, por kjo ndodhi” tha Rama.

Për koalicionin për zgjedhjet e 18 Qershorit, Luan Rama nuk dha një përgjigje përfundimtare.

“Nuk mbajmë peng asnjë formulë dhe jemi në angazhim të përmbushim të gjitha detyrimet edhe si forcë përbërëse e koalicionit, por mendojmë se është shumë i rëndësishëm krijimi i besimit që zgjedhjet të jene të ndershme, korrekte të barabrata që gjithsecili të konkurojë dhe të fitojë më I miri” u shpreh Rama.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme