Prokuroria italiane ka mbyllur hetimet për vrasjen e 24 vjeçarit shqiptar nga dy afrikano-veriorët.
Këta të fundit akuzohen për vrasje me paramendim dhe për këtë arsye janë dënuar edhe me burgim të përjetshëm.
Ngjarja e rëndë ndodhi natën e 2 korrikut të vitit të kaluar kur 24 vjeçari shqiptar Atilio Ndrekaj dhe italiani 35 vjeçar Pierfrancesco Ferrari, nga San Giorgio u sulmuan me shkop bejsbolli pranë Piazzale della Favorita në zonën e Bomas.
24 vjeçari ndërroi jetë pas 48 orësh agonie, ndërsa 35-vjeçari italian arriti t’i mbijetojë pritës së afrikano-veriorëve. Policia arrestoi një 35-vjeçar maroken me banim në Suzzara.
Pak ditë pas ngjarjes së rëndë të Bomës në afërsi të Vareses, u kap edhe autori tjetër teksa po përpiqej të kalonte kufirin me tren. Pasi u dërgua në gjykatë ai hodhi poshtë gjitha pretendimet duke ia ngarkuar të dytit fajin marokenit. 31 vjeçari maroken u kap në qytetin Algeciras, të Spanjës.
Sipas prokurorisë italiane masakrimi i shqiptarit nga afrikano-veriorët ndodhi pas prishjes së pazareve të drogës me autorët e krimit.